Dy persona nga Kërçova janë akuzuar nga Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, sipas informacioneve të policisë. E.P. (30) dhe A.P. (60), nga Kërçova, janë personat e akuzuar.
Policia kreu një kontroll në shtëpinë e tyre më 17 korrik 2025, ku u gjet dhe u sekuestrua kokainë.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, dy të dyshuarit u ndaluan dhe, me urdhër të gjykatës, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Hetimet janë në vazhdim dhe policia ka njoftuar kontrolle të shtuara për të zbuluar dhe parandaluar trafikimin e drogës.