Një 22-vjeçare nga Kumanova, D.R., është akuzuar penalisht për “braktisje dhe keqtrajtim të fëmijës” pasi dyshohet se e detyroi fëmijën e saj të lypë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ngriti akuza ndaj saj pasi ajo e neglizhoi fëmijën dhe e nxiti atë të lypte për përfitime vetjake.
Më 10 prill 2025, e akuzuara e dërgoi fëmijën e saj në Vendkalimin Kufitar të Tabanocit. Oficerët e policisë e gjetën fëmijën duke lypur në këtë vend.
Ajo akuzohet se, me neglizhencë të theksuar të detyrës së saj për kujdesin dhe rritjen e fëmijës, e ka lënë atë të lypë.