Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, është përballur me akuza penale të ngritura nga policia, bazuar në dyshime për kryerjen e veprave penale të “punës së pakujdesshme në detyrë” dhe “rrezikimit të mjedisit dhe natyrës me mbeturina”.
Sipas informacioneve nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, Dehari, duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme në kryerjen e detyrave të tij ligjore dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, ka lejuar formimin e një deponie ilegale me sipërfaqe prej disa mijëra metra katrorë në një zonë të populluar në Kërçovë, që nga viti 2020.
Dyshohet se Dehari u ka dhënë detyra punonjësve për të deponuar, lënë ose shpërndarë çdo ditë materiale të mbeturinave, duke i trajtuar ato në një mënyrë që ndryshon cilësinë e ajrit, tokës, ujit ose rrjedhës ujore, në një masë që mund të përkeqësojë kushtet e jetesës së njerëzve ose kafshëve dhe bimëve, duke rrezikuar kështu mbijetesën e tyre.