Një 32-vjeçar nga Tetova, i identifikuar me inicialet Sh.R., është akuzuar penalisht për sulm ndaj një zyrtari policor gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur më 29 janar 2025 në Tetovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sh.R., duke drejtuar një automjet të tipit “Opel”, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit të dhënë nga policia.
Gjatë tentativës për t’iu shmangur kontrollit, i dyshuari ka goditur njërin nga oficerët policorë me derën e automjetit. Ky veprim konsiderohet sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.