Një aksident i rëndë trafiku ndodhi dje në rrugën Kërçovë-Ohër, afër vendkalimit malor “Preseka”, duke rezultuar me disa të lënduar, përfshirë dy fëmijë.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, ku u përfshi një automjet pasagjerësh “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.F.K.L. (53) nga Franca, dhe një “Skoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.K. (42) nga Kumanova.
Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi drejtuesi i mjetit “Kia” dhe pasagjerja K.K.A.E. (19) nga Franca. Ndërkohë, drejtuesi i “Skodës” dhe pasagjerët S.K. (36) dhe dy të mitur, të gjithë nga Kumanova, pësuan lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit janë konfirmuar në spitalin “Shën Erazmi” në Ohër.
Ekipi nga Departamenti Policor i Kërçovës kreu një inspektim në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas hetimeve të mëtejshme.