Një 24-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ndodhi dje në rrugën rajonale Valandovë-Strumicë.
Sipas raportit të Sektorit për Punë të Brendshme Strumicë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:40 në aksin rrugor nga kryqëzimi për fshatin Kuklish deri te kryqëzimi për fshatin Raborci. Automjeti “Volkswagen Polo” me targa të Valandovës, i drejtuar nga 25-vjeçari V.K. nga fshati Sobri i Valandovës, ka dalë nga rruga.
Në aksident, i lënduar rëndë ka mbetur pasagjeri I.P., 24 vjeç, gjithashtu nga fshati Sobri i Valandovës. Ai është dërguar në Qendrën Mjekësore të Strumicës ku i është konfirmuar lëndimi.
Ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Strumicë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.