Një aksident i rëndë trafiku ndodhi dje në Prilep, ku një 16-vjeçar pësoi lëndime të rënda trupore. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Jane Sandanski” dhe “Stevan Dimoski”.
Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi mes një moped “Hamachi” me targa të Prilepit, të drejtuar nga i mituri, dhe një automjeti “Skoda Octavia” me targa poashtu të Prilepit, të drejtuar nga 34-vjeçari S.M. nga Prilepi.
I mituri u dërgua menjëherë në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ku u konfirmuan lëndimet e rënda trupore.
Një ekip inspektimi nga OVR Prilep kreu menjëherë një kontroll në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Hetimet janë në vazhdim.