Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në aksin rrugor Manastir-Prilep, afër mbikalimit në fshatin Dolno Sërpci, komuna e Mogilës, ku një person ka marrë lëndime të rënda trupore.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Manastir, një automjet i tipit “Peugeot” me targa të Manastirit, i drejtuar nga 25-vjeçari D.K. nga Manastiri, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, pasagjeri V.K., 61 vjeç, nga Manastiri, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Manastirit, ku është konfirmuar gjendja e tij e rëndë.
Një ekip inspektimi nga SPB Manastir ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.