Administrata Financiare e Policisë ka ngritur padi penale kundër dy personave dhe një subjekti juridik nga Labunishta, Strugë, për shkak të evazionit fiskal. Të akuzuarit, duke përdorur faktura të falsifikuara, i shmangen pagesës së mbi pesë milionë denarëve në taksa.
Sipas hetimeve, i pandehuri i parë, Sh. U., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të subjektit juridik “Drushtvo za proizvodstvo, trgovija i uslugi INTERLA uvoz-izvoz DOOEL s.Labunishta Struga,” nga 07.10.2010 deri më 10.02.2023, me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror për vete dhe subjektin juridik të raportuar, gjatë vitit 2021 ka përdorur faktura hyrëse me përmbajtje të rreme për gjoja blerje të mallrave dhe shërbimeve në shumën totale prej 36,926,920 denarë, përfshirë TVSH-në në shumën totale prej 5,632,920 denarë, të lëshuara dhe të vëna në dispozicion nga i pandehuri i dytë A. T. në cilësinë e menaxherit të subjektit juridik “Drushtvo za proizvodstvo, trgovija i uslugi RELAKS SAS DOOEL Negotino” në periudhën nga 29 prill 2020 deri më sot.
Sh. U. regjistroi fakturat hyrëse në librat kontabël dhe krijoi një kërkesë për TVSH të cilën e përdori për të kompensuar, gjegjësisht zvogëluar detyrimet e TVSH-së, duke i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të TVSH-së me normë llogaritëse prej 15.2542% në shumën prej 5,632,920 denarë.