Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpoli u arrestua në pikën kufitare “Bllato” pranë Debarit.
Dje, në orën 22:05, në pikën kufitare “Bllato”, gjatë hyrjes në vend, oficerët e policisë arrestuan shtetasin shqiptar D.S., 29 vjeç. Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër, Stefan Dimoski, gjatë kontrollit kufitar u konstatua se ai ishte i kërkuar nga Interpoli i Italisë.
D.S. iu dorëzua stacionit policor të Debarit për procedura të mëtejshme. Ky arrestim vjen si pjesë e kontrolleve të intensifikuara në këtë pikë kalimi kufitar, ku frekuenca e pasagjerëve dhe automjeteve është rritur ndjeshëm.
Dy ditë më parë, në të njëjtën pikë kufitare, u arrestua një tjetër shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpoli i Norvegjisë.
Ndërkohë, dje në orën 16:00, në Departamentin Policor të Debarit u raportua se në rrugën “Vebi Dibra” në Debar, R.F., 52 vjeç nga Debari, ka shqetësuar rendin dhe qetësinë publike duke sulmuar fizikisht I.P., 41 vjeç nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet një kallëzim përkatës.