Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri ka ngritur një padi penale kundër A.S. (37) nga Kosova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale të “falsifikimit të një dokumenti.”
Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ka ndodhur më 15 prill 2025, në vendkalimin kufitar të Tabanocit, kur A.S. ka tentuar të hyjë në vend.
Gjatë kontrollit të dokumenteve, ai ka prezantuar një patentë shoferi të falsifikuar. Autoritetet kufitare kanë vërejtur menjëherë parregullsitë në dokument.