Qeveria ka vendosur që të gjitha institucionet shtetërore dhe entitetet juridike publike duhet të zëvendësojnë targat e automjeteve të tyre zyrtare me targa të reja, me ngjyra të veçanta, deri më 15 shtator 2025. Kjo u vendos në seancën e sotme të qeverisë, pas një iniciative nga drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski.
Qëllimi i këtij vendimi është rritja e transparencës, llogaridhënies dhe vendosja e kontrollit në përdorimin e automjeteve zyrtare.
Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta sqaroi se shenjimi i automjeteve zyrtare me targa me ngjyra të veçanta do t’u mundësojë qytetarëve t’i dallojnë lehtë ato nga automjetet private, duke parandaluar kështu keqpërdorimin e tyre për qëllime personale, private apo partiake.
Përveç kësaj, në periudhën e ardhshme do të hapet edhe një linjë telefonike ku qytetarët do të mund të raportojnë përdorimin e pahijshëm të makinave zyrtare. Çdo raport do të regjistrohet dhe do të ndiqet në përputhje me procedurat ligjore.
Aktualisht, po përfundohet përgatitja e një regjistri qendror për të gjitha automjetet zyrtare, i cili do të ofrojë kontroll dhe njohuri shtesë në përdorimin e tyre.