Shkup, Maqedoni e Veriut – Nga nesër, e martë, do të ketë ndryshime të përkohshme në regjimin e qarkullimit në mbikalimin “Vllajko” në vendbanimin Vlae, njofton Komuna e Karposhit.
Punimet për testimin statik të mbikalimit do të fillojnë në orën 07:30. Për shkak të kryerjes së matjeve eksperte, qytetarët njoftohen se do të ketë një ndryshim të përkohshëm në regjimin e qarkullimit, i cili do të zbatohet në dy faza.
Faza e parë parashikon mbylljen e një pjese të rrugës, përkatësisht bulevardit “Partizanski odredi”, nga njëra korsi, në drejtimin lindje-perëndim, më saktësisht në drejtim të vendbanimit Gjorçe Petrov. Pas përfundimit të fazës së parë, qarkullimi do të mbyllet në drejtimin perëndim-lindje (drejt Qendrës), gjithashtu nga njëra korsi.
Gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi në atë segment do të zhvillohet pa probleme, në përputhje me sinjalistikën dhe pajisjet rrugore që do të vendosen përkohësisht, ku do të shënohet një kufizim i duhur i shpejtësisë prej 30 km/h.
Këto aktivitete pritet të zgjasin për një periudhë prej shtatë ditësh pune, pas së cilës do të rivendoset regjimi fillestar i qarkullimit.
Komuna e Karposhit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë dhe të përshtaten me regjimin e përkohshëm të qarkullimit dhe i falënderon paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.