Resnjë – Policia ka arrestuar katër persona nga Resnja pasi ata sulmuan oficerët e policisë gjatë kryerjes së detyrës. Incidenti ndodhi kur oficerët ndaluan një automjet pa targa të drejtuar nga B.R. (26).
Sipas Sektorit për Marrëdhënie me Publikun në SVR Manastir, pas ndalimit të automjetit, B.R. ka nisur makinën dhe ka shkelur këmbën e një oficeri policie dhe ka goditur një tjetër në krah. Më pas, së bashku me U.R. (53), B.J. (23) dhe E.J. (23), të gjithë nga Resnja, kanë sulmuar oficerët me sende të forta.
Të gjithë personat e përfshirë janë ndaluar në stacionin policor dhe pritet të ngrihet padi ndaj tyre pas dokumentimit të plotë të rastit.