Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur procedurë kundër një 26-vjeçari nga Kosova, nën dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”. Sipas njoftimit të prokurorisë, i dyshuari, më 24 prill, menjëherë pas mesnate, në vendkalimin kufitar Dolno Bllacë, ka përdorur dokumente të falsifikuara si të vërteta – një letërnjoftim italian dhe një patentë shofer italiane.
Ai u ndalua kur paraqiti dokumentet publike të falsifikuara në kontrollin e pasaportave. Prokurori publik kompetent ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes.