Dy gra në Shkup u sulmuan fizikisht nga ish-partnerët e tyre gjatë ditës së djeshme. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, po ndërmerren masa për të zbardhur plotësisht rastet.
Rasti i parë u raportua nga një 51-vjeçare nga Shkupi, e cila deklaroi se rreth orës 18:00, në shtëpinë e saj, është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj, S.P., 49 vjeç.
Disa orë më vonë, një 31-vjeçare nga Manastiri, me banim në Shkup, raportoi se është sulmuar fizikisht para shtëpisë së saj në zonën e Karposhit nga ish-partneri i saj, R.K., 34 vjeç, nga Shkupi.