Komuna e Ilindenit ka filluar rikonstruimin e fushës sportive në Kadinë, konkretisht në oborrin e shkollës fillore “Risto Krle”. Projekti përfshin instalimin e një rrethojë të re mbrojtëse, ndriçimin me shtylla dhe reflektorë të rinj, si dhe ndërtimin e një pllake betoni.
Kryetari i Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski, theksoi rëndësinë e kësaj fushe sportive për relaksimin dhe rekreacionin e banorëve. Ai shtoi se fusha do të mundësojë lojë, sport dhe argëtim për të gjithë banorët.
Fusha do të përdoret për sporte të ndryshme, pasi do të riparohen portat dhe do të instalohen tabela të reja basketbolli.
Rikonstruimi i fushave ekzistuese sportive dhe ndërtimi i fushave të reja është pjesë e projekteve të Komunës së Ilindenit për urbanizimin dhe zhvillimin e të gjitha vendbanimeve në komunë. Komuna e Ilindenit ka njoftuar se në periudhën e ardhshme do të ndërtohen fusha të reja lojërash dhe do të rikonstruktohen ato ekzistuese edhe në vendbanimet e tjera.