Një 47-vjeçar nga Shtipi, I.J., u lëndua rëndë mbrëmjen e djeshme kur ra nga një moped në rrugën “Suitlak” në Shtip. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi rreth orës 20:10 dhe u raportua në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shtip.
I.J. po drejtonte një moped pa targa kur ndodhi aksidenti. Pas rënies, ai pësoi lëndime të rënda trupore.
Në Spitalin Klinik të Shtipit u konfirmuan lëndimet e rënda të marra nga drejtuesi i mopedës. Një ekip inspektimi nga SPB Shtip ka kryer një hetim në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.