Një 48-vjeçar nga fshati Tanushevc i Shkupit është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion në fshatin Pobozhje, Komuna e Çuçer Sandevës. Incidenti ndodhi më 19 prill 2025, rreth orës 19:20.
Sipas policisë, E.A., drejtuesi i automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit, transportonte 192 pako mallrash për të cilat nuk kishte asnjë dokumentacion justifikues.
E.A. u privua nga liria dhe së bashku me automjetin u dërgua në stacionin policor nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” sipas nenit 278 të Kodit Penal.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, do të ngrihet kallëzim penal adekuat.