DEPARTAMENTI I POLICËS NË KUMANOVË ka ngritur padi penale kundër H.M.(47) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 9 mars 2025, në vendkalimin kufitar të Tabanocit, i dyshuari ka paraqitur një patentë shoferi të falsifikuar për të hyrë në vend.
Incidenti u zbulua gjatë kontrollit rutinë në pikën kufitare të Tabanocit, ku zyrtarët vunë re anomali në dokumentin e paraqitur.