Sot, pritet mot pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, nganjëherë të vrullshme, të shoqëruara me bubullima, veçanërisht në mëngjes. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 9 në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 18 në 24 gradë Celsius.
Në Shkup, pritet mot pjesërisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu dhe bubullima, sidomos në mëngjes. Temperatura minimale do të ulet në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 23 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës, pritet mot i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare.
Nga fillimi i javës së ardhshme, moti do të bëhet sërish i paqëndrueshëm me reshje lokale shiu dhe bubullima.