Një incident i rëndë ka ndodhur në Karposh, ku adoleshentë janë grabitur në mes të ditës.
Sipas raportimeve të fundit nga autoritetet policore, D.M.(44) nga Kumanova ka denoncuar se djali i tij 17-vjeçar dhe një i afërm i tij 15-vjeçar janë kërcënuar me një send të mprehtë dhe janë grabitur për para nga një person i panjohur. Ngjarja ka ndodhur dje, mes orës 14:00 dhe 15:00, në një stacion autobusi në zonën e Karposhit.
Policia është duke ndërmarrë masa intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit. Detaje të mëtejshme priten të dalin në dritë ndërsa hetimet vazhdojnë.