Komuna e Aerodromit ka siguruar makineri të reja moderne për mirëmbajtjen e gjelbërimit urban pas 15 vitesh. Makineritë e reja janë vënë në funksion sot në parkun “Avionçe”, pas një sesioni të shkurtër trajnimi për punonjësit mbi përdorimin e duhur të tyre, njoftoi Komuna.
Parku i mjeteve të Komunës së Aerodromit është pasuruar me 4 kositëse të reja “rider”, 5 kositëse motorike të fuqishme dhe 5 trimer profesional për kositje, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 5 fryrëse shpine në ditët në vijim.
Vlera totale e këtyre makinerive është 3 milionë denarë.
“Makineritë e reja janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Komunën, sepse në territorin e Aerodromit ka mbi 200.000 m2 sipërfaqe me bar. Ekipet e shërbimeve komunale kanë punuar intensivisht në mirëmbajtjen e sipërfaqeve me bar, kositja e të cilave ishte e vështirë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe reshjeve të mëdha, si dhe kositjes së parregullt të barit nga NP “Parke dhe Gjelbërime” në zonat nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit,” thanë nga Komuna e Aerodromit.