Një fëmijë u sulmua me një mjet të mprehtë nga dy nxënës të tjerë në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Pazarit të Vjetër në Shkup dje. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit, por u raportua në polici pasdite në orën 14:30.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, sulmi ndodhi pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes fëmijëve. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.
Identitetet e nxënësve sulmues nuk janë bërë publike për momentin, për shkak të moshës së tyre të vogël. Autoritetet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të hetuar incidentin dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej nxënësve të përfshirë. Detaje të reja pritet të publikohen pasi të jenë siguruar më shumë informacione nga hetimet.