Një punonjëse e një shkolle të mesme në komunën e Qendrës në Shkup u sulmua fizikisht nga katër nxënës të shkollës.
Sipas raportimeve nga policia, incidenti ndodhi më 8 maj 2025, rreth orës 18:10, në korridorin e shkollës ku ajo punon.
D.J. (53) nga Shkupi, punonjësja e sulmuar, e raportoi rastin në stacionin policor të Shkupit dje në orën 09:05.
Policia ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e motivit të sulmit.