Policia në Kumanovë ka ngritur padi penale ndaj S.V., 36 vjeç, nga Kumanova, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit.”
Sipas informacioneve nga policia, gjatë muajit gusht 2024, i dyshuari i ka ofruar një personi nga Kumanova ndihmë për të zgjidhur një mosmarrëveshje me një kompani sigurimi të huaj.
Pasi kanë rënë dakord, S.V. ka marrë gjithsej 1,700 dollarë amerikanë nga viktima në dy raste të ndryshme.
Megjithatë, S.V. nuk e ka përmbushur marrëveshjen e bërë me personin nga Kumanova.