VERO Markets ka lansuar një lojë të re shpërblyese verore nga 21 maji deri më 18 korrik 2025, duke u ofruar konsumatorëve mundësinë për të fituar çmime të vlefshme javore dhe një vauçer të madh prej 500,000 denarësh. Loja shpërblyese zhvillohet me sloganin “Blej këtë verë, shijo gjatë gjithë vitit”.
Gjatë gjithë periudhës së lojës shpërblyese, do të ndahen gjithsej:
- 1 vauçer me vlerë 500,000 denarë
- 8 vauçerë me vlerë 30,000 denarë
- 8 vauçerë me vlerë 15,000 denarë
- 24 vauçerë me vlerë 12,000 denarë
- 48 vauçerë me vlerë 6,000 dhe 3,000 denarë
Çdo të shtunë në orën 12:00, në VERO Center – Shkup, do të mbahen tërheqje publike të fituesve. Finalja e madhe do të zhvillohet më 19 korrik 2025, kur do të tërhiqet fituesi i vauçerit me vlerë gjysmë milioni denarë.
Çdo konsumator që realizon një faturë mbi 350 denarë me të paktën një produkt nga oferta promocionale e shënuar, merr një kupon për pjesëmarrje. Duke plotësuar kuponin dhe duke e lënë atë në kutitë e shënuara në marketet VERO, konsumatorët përfshihen automatikisht në tërheqjet për vauçerë të vlefshëm.
Emrat e fituesve do të shpallen publikisht në rrjetet sociale zyrtare të VERO Markets dhe informacione mund të merren edhe drejtpërdrejt në markete.