Sot, pritet një ditë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, me një rritje të vranësirave drejt fundit të ditës. Do të ketë një erë të dobët deri në mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimumet do të arrijnë nga 20 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare, me një rritje të vranësirave në mbrëmje. Era do të jetë e dobët deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të ulet në 8 gradë Celsius, kurse maksimalja do të arrijë 28 gradë Celsius.
Nga e mërkura, pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm, të vranët dhe të ngrohtë, me intervale me diell. Pasditeve do të ketë reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima, vende-vende në formë stuhish me erë të fortë dhe breshër të izoluar. Deri të premten, temperaturat ditore do të jenë në rritje, ndërsa gjatë fundjavës do të bien me disa gradë.