Ministria e Brendshme (MVR) ka bërë thirrje për kujdes gjatë festimeve të maturës, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe respektimin e ligjit. Mesazhi kryesor i MVR është: “Jo makina në festat e maturës!, Jo konsum alkooli!, Jo përdorim droge!, Jo prishje e rendit dhe qetësisë publike!”.
Sipas statistikave të trafikut, numri i aksidenteve rritet ndjeshëm në ditët kur organizohen festat e maturës. MVR raporton se një pjesë e madhe e të përfshirëve në aksidente janë të rinj – maturantë, të cilët shpesh përfundojnë me lëndime të rënda trupore, dhe jo rrallë humbin jetën.
MVR thekson se përgjegjësia për sjelljet e pahijshme në trafik të disa maturantëve bie mbi vetë të rinjtë, por edhe mbi prindërit e tyre. Apeli i MVR drejtuar prindërve është: Mos lejoni që fëmijët tuaj të shkojnë në festat e maturës me makinë. Gabimet në trafik mund të jenë fatale.