Administrata e Doganave po zhvillon një fushatë ndërgjegjësuese me moton “Ndalo Korrupsionin”, duke u bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast korrupsioni dhe të kontribuojnë në luftën kundër këtij fenomeni negativ.
Fushata, e cila do të zgjasë deri më 25 prill, synon të edukojë publikun mbi pasojat e dëmshme të korrupsionit dhe mënyrat e raportimit të saj. Broshura informuese do të shpërndahen në pikat kufitare dhe zyrat doganore.
Administrata Doganore thekson se korrupsioni minon sigurinë kombëtare dhe shkakton humbje të të ardhurave publike. Institucioni po ndërmerr një qasje të gjerë për të luftuar korrupsionin, duke përfshirë kontrolle të shtuara dhe hetime efikase.
Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo rast korrupsioni në linjën telefonike të hapur 197.
Në ditët e fundit, fushata është zbatuar në pikat kufitare dhe zyrat doganore Aerodromi Shën Apostol Pavle Ohër, Medzitlija, Prilep, Bogorodica, Gevgelija, Dojran, Blato, Struga, Qafasan.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka vlerësuar lart Administratën Doganore në raportin e vitit 2024, duke e renditur në vendin e pestë nga 72 institucione në zbatimin e politikave të integritetit. Përmirësime të veçanta janë vërejtur në identifikimin e pikave të rrezikut të korrupsionit, si dhe në hapat konkretë të ndërmarrë për të parandaluar konfliktin e interesit, duke përfshirë masat disiplinore dhe shkarkimet për zyrtarët doganorë që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.