Një qytetar nga Kosova është ndaluar nga policia pranë Kumanovës pasi u kap duke transportuar veshje të markave të njohura pa dokumentacionin e nevojshëm.
Sipas informacioneve, ndalimi u krye më 15 maj rreth orës 4:00 të mëngjesit në autostradën Kumanovë-Shkup, pranë hyrjes së Kumanovës. Policia kontrolloi një autobus “Mercedes” me targa turke, i drejtuar nga një shtetas turk, i cili po udhëtonte në linjën Turqi – Bullgari – Maqedoni – Kosovë.
Gjatë kontrollit të pasagjerëve, tek M.Sh. (36) nga Kosova, u gjetën disa copë veshje të markave të ndryshme të njohura, për të cilat ai nuk kishte dokumentacion.
Personi është ndaluar dhe i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me një prokuror publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim adekuat.