Një 18-vjeçare nga Kumanova, A.N., u lëndua rëndë pasi humbi kontrollin e mopedës së saj “Kymco” me targa të Kumanovës dhe u përplas me një vazë betoni.
Aksidenti ndodhi në Kumanovë, dhe ajo menjëherë u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku u konfirmuan lëndimet e rënda.
Policia ka kryer një hetim në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.