Gjatë tre ditëve të fundit, policia ka lëshuar 2018 urdhër pagesa për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut në të gjithë vendin. Aksionet e kontrollit të trafikut u zhvilluan nga 13 deri më 15 maj.
Gjysma e urdhër pagesave janë lëshuar për parkim të parregullt, tejkalim shpejtësie dhe vozitje pa patentë shoferi. Konkretisht, 600 urdhër pagesa ishin për parkim të parregullt, 256 për tejkalim shpejtësie dhe 204 për vozitje pa patentë shoferi.
Një numër i konsiderueshëm gjobash janë shqiptuar edhe për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit, me nga 117 gjoba për secilën shkelje. 119 shoferë motorcikletash u gjobitën për mos mbajtjen e kaskës mbrojtëse.
Nëntë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe, 26 masa janë lëshuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 25 këmbësorë janë sanksionuar.
Nga 67 automjete të larguara nga qarkullimi, 24 ishin teknikisht të pa sakta dhe 43 të pa regjistruara.
Policia ka njoftuar se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut për të rritur sigurinë në rrugë.