Nga data 17 prill 2025 deri më 31 maj 2025, pritet një ndryshim i përkohshëm në qarkullimin e autostradës A1, në seksionin Demir Kapi – Smokvicë. Shkak është rikonstruksioni i tubit të djathtë të tunelit T2.
Tubi i djathtë i tunelit T2 do të jetë plotësisht i mbyllur për qarkullim, dhe i gjithë qarkullimi do të ridrejtohet në tubin e majtë të tunelit. Këtë e bëri të ditur AMSM.
Sipas informacioneve të fundit, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjetit, veçanërisht në rrugët përmes luginave, luginave lumore dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për seksionet Katlanovo – Veles, Mavrovo – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.