Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit të Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) njoftoi se nga mesnata e sotme, çmimi i naftës do të rritet për dy denarë, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i pandryshuar.
Nga ora 00:01 e datës 16.05.2025, çmimet maksimale të produkteve të naftës do të jenë si më poshtë:
- Benzina motorike EUROSUPER BS – 95: 73.50 denarë/litër
- Benzina motorike EUROSUPER BS – 98: 75.50 denarë/litër
- Karburant naftë EURODIESEL BS (D-E V): 66.50 denarë/litër
- Vaj për ngrohje Extra i lehtë 1 (EL-1): 65.00 denarë/litër
- Vaj djegës M-1 NS: 36.529 denarë/kilogram
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) rritet me 2.00 denarë/litër.
Çmimi me pakicë i Vajit djegës M-1 NS rritet me 1.079 denarë/kg dhe tani do të jetë 36.529 denarë/kg.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit shtëpiak ekstra të lehtë (EL-1) mbeten të pandryshuara.