Në Maqedoninë e Veriut, pritet një mot i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell ditën e nesërme. Sipas raportimeve të UHMR, gjatë fundit të ditës dhe gjatë natës, do të ketë reshje lokale shiu, vende-vende më të dendura.
Era do të jetë e dobët deri në mesatare, dhe përgjatë luginës së Vardarit herë-herë e fortë nga drejtimi i jugut.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup, pritet mot me diell me vranësira të moderuara në mëngjes. Pasdite vranësirat do të shtohen, dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e fortë nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet në 6 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 26 gradë Celsius.