Departamenti i Policisë në Kërçovë ka ngritur akuza penale ndaj P.D., 57 vjeç, dhe B.D., 26 vjeç, të dy nga Kërçova, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale të “lëndimit trupor” sipas nenit 130 të Kodit Penal.
Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur më 5 dhjetor 2025, rreth orës 20:30, në banesën e tyre familjare.
P.D. fillimisht ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më pas, djali i tij, B.D., iu bashkua sulmit, duke i shkaktuar lëndime trupore gruas.
Gjykata Themelore në Kërçovë ka marrë vendim për largimin e autorëve nga banesa për një periudhë 30-ditore.