Departamenti i Policisë në Tetovë ka ngritur akuza penale kundër S.U. (51 vjeç) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, zona e Tetovës, J.I. (44 vjeç) nga fshati Debresh dhe A.M. (18 vjeç) nga fshati Pallçisht i Epërm, zona e Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim i kafshëve”.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur më 27 shkurt 2025 në zonën e fshatit Pallçisht i Poshtëm, zona e Tetovës, ku oficerët e policisë kanë konstatuar se të dyshuarit merrnin pjesë me qentë e tyre në një luftë qensh.
Ata akuzohen se kanë torturuar kafshët duke i përfshirë në këto luftime të paligjshme.