Një 26-vjeçar nga Veles me iniciale A.D. u arrestua nga policia pas mesnatës në rrugën “Aleksо Demnievski Bauman” në Veles, për vozitje të rrezikshme nën ndikimin e alkoolit dhe sulm ndaj një zyrtari policor.
Sipas informacioneve, A.D. u ndalua nga policia pasi u vu re duke drejtuar një automjet të tipit “Nissan” me shpejtësi të lartë. Pas ndalimit, ai refuzoi t’i nënshtrohet testit të alkoolit dhe filloi të sillet në mënyrë agresive ndaj oficerëve të policisë.
Gjatë incidentit, A.D. goditi automjetin zyrtar të policisë dhe më pas sulmoi fizikisht një nga oficerët. Pas kontrollit, u konstatua se ai drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe me 2.07 promil alkool në gjak.
A.D. u ndalua në stacionin policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihen akuza për “vozitje të pakujdesshme” dhe “sulm ndaj një personi zyrtar gjatë kryerjes së detyrës së sigurisë”, si dhe për shkelje të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor.