Shkup – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe Ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoy, konfirmuan interesin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve gjatë një takimi të zhvilluar sot.
Ambasadori Ulusoy shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm, duke falënderuar veçanërisht mbështetjen dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Zëvendësministri Iseni theksoi rëndësinë e respektimit të parimit të profesionalizmit dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai falënderoi Republikën e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e vlerësuar bashkëpunimin si jashtëzakonisht miqësor.
Gjatë takimit, u theksua se Turqia është një nga partnerët më të afërt të vendit dhe një aleat i rëndësishëm në NATO. Marrëdhëniet e gjata miqësore dhe partneriteti plotësohen nga bashkëpunimi i fortë ekonomik, tregtar, i sigurisë dhe kulturor, ndaj të cilit të dy vendet mbeten të angazhuara.
Të dy palët ranë dakord se vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit është në interesin e të dy vendeve.