Shkup – Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, informoi Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, për reformat e ardhshme në menaxhimin e krizave dhe mbrojtjen civile. Takimi trajtoi gjithashtu përgatitjet për përballimin e zjarreve në hapësira të hapura, kapacitetet dhe burimet e shtetit, si dhe përvojat nga sfidat e sigurisë dhe situatat e krizave në vend.
Angelov shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA në trajnime, pajisje dhe investime në infrastrukturë. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi do të fitojë përmbajtje të re.
Ambasadorja Ageler vizitoi Sektorin 112, si një nga projektet më të rëndësishme për ofrimin e ndihmës emergjente për njerëzit në rrezik. Gjatë një bisede me punonjësit, ajo u njoh me përgjegjësinë e të qenit zëri i ndihmës në çdo kohë.