Komuna e Kisela Vodës po përfundon ndërtimin e një rruge të re në vendbanimin Usje, duke synuar përmirësimin e jetës së banorëve.
Rruga e re, me një gjatësi prej 180 metrash dhe një sipërfaqe prej 900 metrash katrorë, është e shtruar plotësisht me behaton. Ky projekt u realizua si përgjigje ndaj kërkesave të banorëve, duke pasur parasysh zhvillimin e zonës me shtëpi të reja.
Paralelisht me ndërtimin e rrugës së re, po përfundon edhe rikonstruksioni i të gjitha rrugëve në vendbanimin Usje. Ky rikonstruksion është pjesë e strategjisë së Komunës së Kisela Vodës për rinovimin e infrastrukturës.
Para fillimit të punimeve në rrugë, është ndërtuar sistemi i kanalizimit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin urban të vendbanimit.
Kryetari i Komunës së Kisela Vodës, Orce Gjorgjievski, theksoi se kjo rrugë e re është dëshmi e bashkëpunimit mes banorëve dhe qeverisjes lokale. Ai shtoi se po krijohen kushte për një jetë dinjitoze dhe se Komuna e Kisela Vodës po transformon infrastrukturën e saj.
Gjorgjievski gjithashtu theksoi se Usje po merr një pamje të re, dhe se me intervenime të tjera të përfunduara ose të iniciuara, Komuna e Kisela Vodës konfirmon përkushtimin e saj për një vetëqeverisje lokale moderne dhe funksionale.