Gjatë një kontrolli të intensifikuar të trafikut në të gjithë vendin, policia ka gjobitur 968 pjesëmarrës në trafik, përfshirë shoferë dhe këmbësorë. Sipas Ministrisë së Brendshme, masa ndëshkimore u morën për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Shkeljet më të shpeshta përfshinin tejkalimin e shpejtësisë, ku u lëshuan 636 urdhër-pagesa. Për parkim të parregullt u ndëshkuan 57 persona.
Një numër i konsiderueshëm gjobash u dhanë edhe për mosrespektim të rregullave të tjera. 29 shoferë u gjobitën për mosvendosjen e rripit të sigurimit, ndërsa 11 të tjerë për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes.
Policia ka evidentuar dhe ndëshkuar 81 persona që nuk posedonin patentë shoferi, si dhe 27 shoferë që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit. Për shkak të defekteve teknike, 4 automjete u përjashtuan nga qarkullimi, ndërsa 21 automjete të tjera u përjashtuan për shkak të mungesës së regjistrimit të vlefshëm.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.