Një 31-vjeçar shqiptar i kërkuar nga Interpoli gjerman u arrestua dje nga policia në vendkalimin kufitar të Bllacës. L.A. nga Shqipëria u ndalua gjatë kontrollit kufitar në orën 18:00 të datës 10 maj 2025, pasi u konstatua se ishte në listën e personave të kërkuar nga Interpol-Gjermani.
Arrestimi u krye nga oficerë policie në vendkalimin kufitar Dolno Bllacë gjatë hyrjes në vend. Policia njoftoi se gjatë verifikimit të dokumenteve, u zbulua kërkesa e Interpolit gjerman për arrestimin e tij.
I arrestuari ndodhet në stacionin policor të Kisella Vodës dhe do të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore. Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth arsyeve të kërkimit nga Interpoli gjerman.