Departamenti i Policisë së Kumanovës ka ngritur padi penale kundër D.B.P.L., 36 vjeç, nga Republika e Francës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “prodhimit, posedimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe materialeve plasëse”.
Sipas policisë, më 2 maj, në vendkalimin kufitar të Tabanocit, u gjetën dhe sekuestruan municione të kalibrit 22 mm në automjetin “Ford” të drejtuar nga shtetasi francez.
Francezi nuk kishte leje për municionin e gjetur në makinën e tij. Rasti tani është nën hetim.