Në ditët në vijim, pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me shi lokal të herëpashershëm. Sipas parashikimeve, nesër dhe të hënën do të ketë jostabilitet vende-vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.
Nesër, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite, do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende me shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi e dobët deri mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 5 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 17 deri në 25 gradë.
Në Shkup, pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të zbresë në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 25 gradë.