Kumanovë, 7 maj – Dy prindër nga Kumanova kanë raportuar në polici se fëmijët e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga bashkëmoshatarët e tyre afër një shkolle të mesme në Kumanovë.
Sipas raportimit të I.A. (50) dhe A.B. (54), incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.
Prindërit deklaruan se fëmijët e tyre janë sulmuar pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme.
Sipas raportimit, sulmuesit kanë përdorur një send të fortë gjatë sulmit.
Policia e Kumanovës po merr masa për të zbardhur rastin.