Një zjarr shpërtheu në një butik në zonën e Karposhit në Shkup rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Sektori për Punë të Brendshme Shkup (SPB Shkup) konfirmoi incidentin, duke njoftuar se zjarrfikësit e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar.
Një ekip hetimor nga SPB Shkup ka kryer një inspektim në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Autoritetet kompetente po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.