Një 72-vjeçar nga Manastiri është arrestuar sot rreth orës 04:00 nga oficerë policie të departamentit të policisë kriminale në SVR Manastir, në rrugën “Vasko Karangjelevski” në Manastir.
B.M. u kap në vendin e ngjarjes duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Ai dyshohet për pesë vepra penale të “vjedhjes së rëndë”.
Sipas informacioneve, ai ka vjedhur përforcues interneti në pronësi të “A1 Maqedoni”.
Përforcuesit e internetit ishin të vendosur në ndërtesat në Manastir.
Personi është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal.