Një 64-vjeçar nga fshati Cerovë, Tetovë, i identifikuar si K.Z., është arrestuar nga policia dje në ora 17:15 dhe dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin me katër vjet heqje lirie. Ai ishte i kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata për vepra penale të kryera.
Sipas policisë, K.Z. akuzohet për vepra penale të përcaktuara në nenin 395 paragrafi 3 dhe nenin 288 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar në institucionin e vuajtjes së dënimit Idrizovë.